http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy drejtoret me te sulmuar nga Partisë Demokratike ne procesin e vettingut janë larguar nga detyra. Alket Hyseni, Drejtor i Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe Arben Seferi kreu i Drejtorisë e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, kane dhënë dorëheqjen, duke i dhënë fund te gjitha debateve politike qe kishte shkaktuar prej muajsh roli i tyre ne procesin e rivlerësimit te gjyqtareve e prokuroreve. Drejtori i Pastrimit te Parave Alket Hyseni ne letrën paraqitur kryeministrit Edi Rama, argumenton se dorëheqja lidhet me procesin e vetingut.