Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbatimi i reformës në drejtësi, shënoi një zhvillim të ri pasi dy Drejtorë që kanë lidhje të drejpërdrejtë me proçesin e vettingut kanë dhënë dorëheqjen. Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, Arben Seferi, janë larguar nga posti me argumentin se ato janë sulmuar vazhdimisht nga opozita si njerëz të afërt të Kryeministrit, dhe dorëheqja e tyre nga posti bëhet për të mos paragjykuar besueshmërinë e proçesit të vettingut.
Dy Drejtorë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me proçesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.
Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dhe Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Arben Seferi, dorëheqjet i argumentojnë më sulmet politike ndaj tyre.
Në kërkesën e dorëheqjes drejtuar Kryeministrit, Hyseni argumenton se vendimin e ka marrë për të hequr çdo alibi se proçesi është politik.
?Duke qenë i përgjegjshëm se reforma në drejtësi është një proçes i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shqiptarëve që ky proçes të zhvillohet sa më shpejt, ndjej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar çdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vettingu?.
Të njëtin argument në kërkesën e dorëheqjes jep dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikin-drejtoret-e-vettingut-alket-hyseni-dhe-arben-seferi/