Alket Hyseni u pergjigjet akuzave

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Deputeti socialist Alket Hyseni i cilëson si gënjeshtra politike akuzat në adresë të tij për përvetësim të një prone në bregdetin e Dhërmiut. Pas urdhërit që i dha Kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar për të sqaruar pozicionin e tij, Hyseni foli në Parlament ku u shpreh i gatshëm edhe të hetohej për pronat që thotë se i ka të gjitha të ligjshme.

"Deklaroj me përgjegjësi që akuzat janë thellësisht të pavërteta, por gënjeshtra me qëllime politike. Asnjë pasuri e imja nuk ka prejardhje të parregullt dhe të paligjshme. Rrjedh nga një familje njerëzish të drejtë e të ndershëm, që respektojnë shtetin dhe me këtë frymë më kanë kultivuar. Familja Bua nga Dhërmiu, që nuk e njoh, ka një konflikt të brendshëm prej shumë vitesh, për një pronë të lënë me trashëgimi. Konflikti ka lindur kur ka vdekur nëna dhe ka lidhje me testamentin e saj. Është pronë që e kam marrë me të ardhura totalisht të ligjshme dhe që e kam deklaruar vetë. Toka që pretendon akuzuesja nga testamenti është e bllokuar".

Por opozita kërkon që Hyseni të hetohet pasi ka tjetërsuar dhe prona të tjera. Akuzat e opozitës për deputetin e Vlorës Hyseni erdhën pas denoncimit të një prej anëtarëve të familjes Bua, e cila është trashëgimtare me anëtarë të familjes në pronën në bregdetin e Dhërmiut.

Share This Video


Download

  
Report form