Report TV - Akuzat për tokat në Dhërmi, flet pronari: i shita te Alket Hyseni me vendim gjykate

Report TV 2018-05-12

Views 1

Disa ditë më parë në emisionin ?Të pa Ekspozuarit?, 64-vjeçarja Irini Bua nga Dhërmiu i Vlorës tha se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501. Për këtë ajo akuzoi edhe deputetin socialist Alket Hyseni. Por si qëndron e vërteta? Report TV ka mundur të intervistojë zotin Stefo Bua, kunatin e zonjës Irini Bua.

Sipas tij, bëhet fjalë për dy prona. Një të cilën ai e ka fituar me ligjin 7501 si banor i Dhërmiut dhe një tjetër të trashëguar nga nëna me testament e cila është bllokuar si pasojë e procesi gjyqësor.

Stefo Bua këmbëngul gjatë intervistës se kunata e tij ka pretendime jo për pronën e shitur por atë që është lënë testament nga nëna. Stefo Bua hedh poshtë akuzat se është ndihmuar nga deputeti Alket Hyseni.

Share This Video


Download

  
Report form