Rrezikohet konsensusi për vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paraditen e se martës, komisioni i reformës ne drejtësi, do te mblidhet per te shqyrtuar e miratuar projekt-ligjin e vetingut; por tashme është e qarte se kompromisi është shume larg. Anëtaret e komisionit te reformës ne drejtësi, kane marre draftin e vetingut te rishikuar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat, ku reflektimi i opinionit te Partisë Demokratike, ka qene minimal pa prekur thelbin e projekt-ligjit. Ashtu si ne letrën zyrtare qe misioni i Euraliusit u nisi anëtareve te komisionit 4 parimet e procesit te vetingut kane qëndruar te paprekshme; e para qe nuk mund të ekzistojë një afat kohor ose një kalendar për secilin rast individual, e dyta qe procesi i ri-vlerësimit do te përdore informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI; e treta qe roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet dhe e fundit qe bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktikat korruptive.Por opozita e ka bere te qarte edhe nëpërmjet nje dokumenti me 55 faqe se projekt-ligji i vetingut ne kete forme është i papranueshëm. Burime pranë PD, bejne me dije se ashtu siç u vendos ne mbledhjen e javës se kaluar te komisionit, opozita priti qe drafti te rishkruhej nga ekspertet ndërkombëtare ne bashkëpunim me ata te Partisë Demokratike. Por ne mungese te këtij bashkëpunimi, juristet e opozitës kane punuar te vetëm dhe i kane bere gati tashme amendamentet per projekt-ligjin e vetingut bazuar edhe mbi dokumentin e hartuar me herët nga PD, i cili saktësonte se:?Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtar të jetë në përputhje me Nenin B dhe pikën 7 të Nenit C të amendamenteve kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë. Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), pasjell kontroll tërësor të kryeministrit në të paktën 2 nga 3 komponentët e procesit të rivlerësimit.?Kështu paraditen e se martës ne mbledhjen e komisionit te reformës do te kete dy drafte; i pari i shkruar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat qe ka mbështetjen e mazhorances dhe drafti i shkruar nga ekspertet e opozitës dhe nese mbajmë parasysh parimet mbi te cilat qëndron secila pale konsensusi per vetingun duket i pamundur. Ajo qe mbetet per t?u pare është nese koalicioni qeverisës do te tentoje konsensus si per ndryshimet kushtetuese apo do te perdore per here te pare ne reformën ne drejtësi votën e 84 deputeteve te tij.

Share This Video


Download

  
Report form