http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë dyshim se qëllimi i vetëm i opozitës është bllokimi i reformës ne drejtësi. Shefi i qeverise thotë se edhe protesta ne Bulevard është nje mënyrë per te penguar ngritjen e komisioneve te vettingut. Nga Ministria e Brendshme, ku mori pjese ne aktivitetin per rolin e policeve femra, Rama deklaroi se respekton protestuesit, por jo organizatoret. Sipas kreut te qeverise, drejtësia duhet te çlirohet njëherë e përgjithmonë nëpërmjet vettingut. Kryeministri Rama vlerësoi punën e policisë dhe theksoi se ajo është me e sulmuara pasi shkëputi lidhjet kriminale te botes se krimit me politiken. Ndërsa Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, tha se roli i gruas ne polici, i ka dhene nje tjetër qasje respektimit te ligjit, ndërsa ne 3 vite, femrat ne polici janë 14 perqind e te gjithë trupës.