Rama në Shkodër: Ngujimi në çadër vjen prej frikes nga drejtësia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një takim në Shkodër me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se, ?nuk është rastësi që ne kemi filluar takimet me votuesit për herë të parë. Kjo pasi ne kërkojmë të ndërtojmë Shqipërinë që duam, e cila është shumë më e mirë se ajo që kemi?. Kryeministri Rama tha se zgjedhjet e 18 qershorit janë zgjedhje që do të vendosin për fatin e Shqipërisë, ndërsa tha se PD ngujohet në çadër sepse ka frikë nga drejtësia. ?Zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë zgjedhje mes partisë, por mes Shqipërisë që kishim, Shqipërisë që kemi dhe Shqipërisë që duam?. Shqipëria që kemi është një udhëkryq që ndahet më 18 qershor. Do vazhdojmë luftën për Shqipërinë që duam me drejtësi të drejtë dhe rritje të mëtejshme të punësimit falë një shteti të drejtë apo të kthehemi mbrapsht. Kush ngujohet ka një arsye për tu fshehur, një faj për të larë?, tha Rama. Kryeministri Rama tha se ngujimi në çadër është ngujim që vjen prej një frike shumë të madhe, frikë nga drejtësia. ?Kush ngujohet ka një arsye për të fshehur, kush ngujohet ka një faj për të larë, kush ngujohet ka një motiv shumë të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Dhe ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe, frika nga drejtësia. Ndërkohë që motivi ynë për të shkuar në zgjedhje me 18 qershor dhe për t?i kërkuar të gjithë të rejave dhe të rinjve t?i bashkohen rrugës tonë është çlirimi i drejtësisë për t?i dhënë një hov dhe më të madh ekonomisë dhe punësimit?, deklaroi kryeministri Rama. ?Ne duam t?u japim më shumë akses grave dhe vajzave që janë edhe sot të diskriminuara. Megjithëse vajzat në shkolla janë ato me rezultatet më të larta?, u shpreh kreu i qeverisë. ?Sa herë vij në Shkodër kam një trishtim?, u shpreh Rama, i cili shtoi se, ?Për Shkodrën ne kemi bërë shumë. Por edhe shumë më tepër do mund të kishim bërë. Ne kemi bërë për Shkodrën atë që bën dashuria për një qytet si Shkodra. Respekti për historinë e një qyteti si Shkodra dhe mirënjohja për traditën e një qyteti si Shkodra. Ndërkohë ka një bashki që thtoë se socialistët nuk e duan Shkodrën. Ne nuk i ndajmë njerëzit në tanët dhe të atyre. Për ne qytetarët kanë të gjithë një vlerë?. Ministri i Punëve të Jashtme, njëkohësisht koordinator i PS për Shkodrën, Ditmir Bushati u shpreh në fjalën e tij se, ?një nga kërkesat e PD është edhe shtyrja e zgjedhjeve. Por prania e atyre që votojnë për herë të parë këtu është përgjigja më adekuate për atë që presin shqiptarët. Shqiptarët presin 18 qershorin për të shkuar tek kutia e votimit për të shprehur mendimin e tyre për atë që duan ta drejtojë Shqipërinë?. ?Në 18 qershor nuk kemi PS përballë PD, por janë zgjedhjet që do të përcaktojnë të ardhmen e gjeneratave që do të vijnë dhe drejteimin e atdheut për gjeneratat e ardhshme?, tha Bushati. ?Sot vendoset fati i Shqiëprisë Europane, vendoset fati i reformës...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS