http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë ata qe dëshirojnë te jene pjese e institucioneve qe do te realizojnë vettingun, nga nesër mund te aplikojnë prane Avokatit te Popullit. Çeljen e garës e ka njoftuar vete Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ne momentin qe përfundon afati i kandidimit nis edhe puna e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, i cili pritet qe ne fund te kësaj jave te jete ne Tirane. Puna e gjyqtareve dhe prokuroreve te huaj do te ketë fokus pikërisht vlerësimin e kandidateve qe i plotësojnë apo jo kriteret per te qene pjese e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe kolegjit te apelimit. Por ndërsa te enjten hapet gara per njerëzit e vettingut; te premten behet zgjedhja e nje institucioni tjetër te sistemit te drejtësisë, Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi. Parlamenti ka publikuar listën e kandidateve per kete institucion; 8 nga gjykata kushtetuese, 13 nga gjykata e larte, 28 nga Këshilli i Larte i Drejtësisë dhe 3 nga Prokuroria.