Hapet gara për rrugën Durrës - Kukës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka hapur garën për te dhëne me koncesion Rrugën e Kombit. E gjithë rruga nga Durrësi ne Morinë është e gjate 170 km, por qeveria do te japë me koncesion vetëm segmentin Milot-Morine rreth 110 km.Data 6 prill është afati i fundit kur operatoret ekonomike te interesuar për këtë koncesion, do te duhet te paraqesin ofertat e tyre.Qeveria parashikon qe te japë për një afat 30-vjeçar këtë koncesion, ndërsa firma qe do te shpallet fituese, nuk do te mirëmbaje vetëm Rrugën e Kombit. Por ajo do te duhet te ndërtoje edhe nje ure mbi lumin Drin ne Kukës, si dhe do te zbatoje punimet me urgjente gjeoteknike te stabilizimit. Diskutimi me i madh mbi këtë kontrate do te jete tarifa qe do te kërkojnë kompanitë per zbatim, për çdo kalimtar te saj. Tarifa me e vogel duket se do te jete edhe kushti kryesor per përzgjedhjen e fituesit. Edhe pse shuma do te zyrtarizohet pas mbylljen se garës, diskutimet per nivelin e tarifës janë përqendruar ne shumen e 5 eurove. Firmat qe do te marrin pjese ne gare, duhet te kenë eksperience ne mirëmbajtjen e rrugëve me pagese, ne ndërtimin e urave dhe autostradave, çka do te thotë se koncesionari do te jete një kompani e huaj. Kjo nuk është hera e pare qe, qeveria po tenton te jape me koncesion rrugën me te kushtueshme ne Shqipëri, e cila ka nisur qe te dëmtohet ndjeshëm nga banore te zonës. Edhe ish-kryeministri Berisha, ne mandatin e tij te dyte e hapi garën per te dhëne mirëmbajtjen e kësaj rruge me koncesion, por me pas u tërhoq, pa ndonjë shpjegim konkret.

Share This Video


Download

  
Report form