Rritet presioni për vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë zbatimit të Vettingut, shtohen gjithnjë e më shumë. Ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd, thekson se reformimi i gjyqësorit shqiptar është jetik për procesin e integrimit europian. ?Unë mendoj se populli shqiptar është i qartë në atë çka do, duan reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut të nisë. Ligjet për reformimin e sistemit gjyqësor janë zemra e vërtetë e reformës në drejtësi. Është thelbësore që këto ligje të zbatohen korrektësisht dhe të jenë mirë interpretuara. Ka pasur raste kur institucionet në zbatim të ligjeve janë drejtuar në mënyrë të gabuar dhe këto drejtime të gabuara kanë bllokuar reformën në drejtësi. Pra është e rëndësishme të bëhen ligje të mira në letër, dhe më pas të zbatohen në mënyrën e duhur.? Për të fituar ndaj pandëshkueshmërisë, koordinatori kombëtar për antikorrupsionin ministri Bledi Çuçi, theksoi se reformimi i sistemit te drejtësisë, duhet te behet sa me pare. Këto deklarata u bënë gjatë konferencës mbi ndryshimet në legjislacionin shqiptar mbi antikorrupsionin.

Share This Video


Download

  
Report form