http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara te Amerikës i jane drejtuar te gjithë qytetareve shqiptare qe te aplikojnë per te qene pjese e institucioneve qe do te realizojnë procesin e vettingu. 5 dite para se te përfundoje afati per kandidim ne rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka publikuar thirrjen duke e cilësuar këtë një detyre patriotike.?U bëjmë thirrje shqiptareve patriote, te kualifikuar, qe te aplikojnë per te shërbyer ne komisionet e vettingut.?Bashkangjitur mesazhit, ambasada ka publikuar edhe linkun e aplikimit te vendosur tek faqja zyrtare e Avokatit te Popullit. Te gjithë ata qe duan te garojnë per tu bere anëtare te komisionit te posaçëm te kualifikimit, kolegjit te apelimit dhe komisioneret publike, kane kohe deri ne 9 shkurt per te depozituar dokumentacionin e nevojshëm. Mësohet se deri tani kane aplikuar 6 persona per 25 vende ne institucionet e vettingut. Ndërkaq, javen e ardhshme ne Tiranë do te mbërrijnë edhe gjyqtaret e prokuroret e Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara, puna e pare e te cilëve është kontrolli i kandidaturave per institucionet e vettingut.