http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht shkëmbimit te akuzave te ndersjellta mes palëve politike për mos arrestimin e Klement Balilit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bere intensifikimin e hetimeve për kapjen e tij. Prokurorit i çështjes Olsi Çela ndodhet ne Stjar te Delvinës, aty ku jetojnë familjaret e Klement Balilit. Te gjitha lëvizjet e tyre monitorohen nga agjencitë ligjzbatuese. Ndërkohë, policia ka vene ne dispozicion te kujtdo qe jep informacion mbi vendndodhjen e te konsideruarit ?Eskobari i Ballkanit? nje shume prej 5 milionë lekësh. Ndërkohë burime nga organi i akuzës, bëjnë te ditur se u është kërkuar shërbimeve partnere fqinje informacion shtese dhe bashkëpunim per arrestimin e ish-drejtorit te transporteve te Sarandës. Në ndihmë të Prokurorisë, përveç policisë, janë vënë edhe agjente te shërbimit informativ, të cilët kanë si detyrë përgjimin dhe lokalizimin Balilit. Disa operacione te organizuar ne jug te vendit ku jane përfshirë edhe forcat speciale RENEA, nuk kane dhënë rezultat. Policia nuk ka mundur te gjeje asnjë gjurme, megjithe dyshimet e forta se Klement Balili nuk ka dale nga Shqipëria.