Në pritje të urdhërarrestit për Klemend Balilin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-17

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas lëshimit te urdherarrestit për Klemend Balilin autoritetet presin shndërrimin nga ana e prokurorive greke nje urdherarrest ndërkombëtar per te dyshuarin si kreu i narkotrafikut mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një dosje e çështjes mësohet se ka mbërritur pranë autoriteteve shqiptare. Ndërkohë mediat greke thonë se Balili nuk do të ekstradohet, por do të gjykohet në Shqipëri. Sipas te dhënave rezulton se rrjeti i drogës do fuste ne Francë rreth 60 kg kokainë nëntorin e vitit te kaluar. Operacioni dështoi pas sulmeve terroriste në Paris, te cilat dyfishuan masat e sigurisë. Sipas portaleve greke, te cilat i referohen informacioneve policore, operacioni financohej nga kreu shqiptar i rrjetit Klemend Balili. Por ky nuk është i vetmi rast kur rrjeti i narkotrafikut tentoi të dërgonte ngarkesa droge në vendet e Bashkimit Evropian. Në shkurt të 2016 një sasi droge do transportohej nga Spanja për në Itali, por edhe kjo ngarkesë u anulua, për shkak të kontrollit të kamionit nga autoritetet gjë që krijoi dyshime tek drejtuesit e rrjetit. Per te njëjtin grup agjentet e Europolit arrestuan në Belgjikë dhe dy vëllezërit Dhimiter e Xhevair Poti. 50-vjeçari me pseudonimin Walter drejtonte trafikun e kokainës dhe hashashit për pjesën e Belgjikës, ndërkohë që kujdesej për ngarkesat pasi zotëronte nje firme transporti. Gjatë operacionit të Europol dhe kontrolleve u sekuestruan 698 kilogramë hashash në Greqi dhe 96 të tjera në Belgjikë. - See more at: http://vizionplus.al/ne-pritje-te-urdherarrestit-per-klemend-balilin/#sthash.zSpduife.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form