http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur këtë të hënë dosjen me listën e të zyrtarëve dhe politikanëve sipas tij janë të inkriminuar dhe pjesë e qeverisë ?Rama?. Përmes një video të postuar ne rrjetin social facebook , kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar listën e atyre qe i konsideron 15 ?kriminelët? e qeverisë Rama. Arben Ndoka, Armando Prenga, Mark Frroku-Deputet, Elvis Roshi, Artur Bushi, Tërmet Peçi dhe Klemend Balili janë disa nga emrat që sipas Bashës janë njerëzit e krimit, me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet. ?Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin.#NgrihemiBashke për #ZgjedhjeTeLira?. Mes emra te publikuar jane edhe përfaqësuesit e Lsi Shkëlqim Selami dhe Gledion Rahovica. Kryeopozitari Basha akuzon kundërshtarin e tij politik, se përmes këtyre njerëzve kërkon të vjedhë zgjedhjet e 18 qershorit.