http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama i ka bërë të qartë drejtuesve politik të PS në qarqe se objektiv në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm është marrja e 74 mandateve.Rama e ka cilësuar si kryesfiden e PS, objektiv në fjalë që kjo forcë politike të marrë e vetme numrin e nevojshëm dhe jo vetëm, të deputetëve për të fituar mandate e trete qeverisës.Në mbledhjen e paradites së kësaj të mërkurë në seline e PS, kreu i kësaj force politike i bëri të qartë koordinatorëve politik të qarqeve se do të ketë riformatim të forumeve duke nisur nga forumi rinor dhe ai i gruas.Theksi në takimin e Ramës me drejtuesit politik të qarqeve ka qënë rritja e shërbimit ndaj qytetareve.Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka kërkuar që cdo javë drejtuesit e PS në qarqe të bëjnë një raport të detajuar mbi punën organizative por edhe punën e funksionareve të PS në institucionet shteterore nga niveli i drejtoreve e më poshtë.Mësohet se shtabi i punës do mblidhet cdo javë e do të krijohet një kanal komunikimi për cdo nevoje. Mësohet se për momentin nuk ka ende një datë të zhvillimit të Asamblesë Kombëtare.Pak ditë më parë u zbardhen disa lëvizje në PS sa I takon emrave që do të drejtojne punën e PS në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kështu vetë Rama lëvizi nga Vlora drejt Durrësit ndërsa në Shkodër vendi i lënë bosh nga Ditmir Bushati është marrë nga Ilir Beqaj.