Rama: Rindertim banesave brenda vitit te ardhshem

RTV KLAN 2019-12-12

Views 0

Në takimin me banorët e Mamurrasit të prekur nga tërmeti, Kryeministri Rama u premtoi rindërtimin e shtëpive të reja brenda vitit të ardhshëm. Por kreu i qeverisë tha se nuk do të ketë dëmshpërblim për ata nuk kanë regjistruar deri tani dëmet nga tërmeti.
?Do rindërtohen shpejt brenda mesit të vitit të ardhshëm?.Kanë fillu disa me Iira shtëpive të veta me idnenë që do bëjnë shtëpi të re. Ata nuk kanë për të marrë. Çfarë është regjistruar deri tani është regjistruar të tjerat nuk quhen?.
Kryeministri u ndal edhe në Kurbin ku theksoi se do të shembet i gjithë blloku me 150 apartamente të dala jashtë përdorimit dhe do të ndërtohet një lagje e re.
Më herët Rama priti përfaqësuesve të unioneve të besimtarëve myslimanë të disa vendeve të Europës të cilët janë angazhuar në mbledhjen e ndihmave për rindërtim.
?Unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, të Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë dhe së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi. Sot më njohën me përpjekjen e tyre dhe dëshirën e madhe për të kontribuuar duke bashkuar fondet e mbledhura në funksion të rindërtimit. Unë i falënderoj për gjithçka kanë bërë dhe për gatishmërinë e tyre dhe për mundimin që kanë ardhur deri këtu?.
?Patëm një bashkëpunim fantastik me bankë, për projekte me të vërtetë madhështore. Një rej tyre janë banesat sociale. Është një prej projekteve për të cilat jam ndjerë krenar që kur isha kryetar bashkie. Ju falënderoj për gatishmërinë?.
Kryeministri Rama shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e ofruar nga të gjithë partnerët në këtë moment të vështirë.

Share This Video


Download

  
Report form