Rama: Zgjedhjet nuk janë të Presidentit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV I menjehershmë ka qënë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, pasi presidenti njoftoi shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.Duke e cilesuar të gabuar vendimin e kreut të shtetit, kryeminsitri tha se nuk është befasur nga ky reagim, por ai përforcoi qëndrimin e tij, se zgjedhjet nuk janë të partive dhe as të presidentit.Rama perseriti se socialistet do te shkojne ne garen elektorale te 30 qershorit. ?Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i refomës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit. Rama tha se e gjithë kjo situatë ka si qëllim frenimin e reformës në drejtësi, pasi me hapjen e negociatave priten rezultate edhe me konkrete. Ata janë fiks në përpjekjen e dëshpëruar për të trembur frikën e tyre. Kanë frikë të madhe dhe nuk kanë faj. Frikë të madhe nga zgjedhjet se nuk i fitojnë dot, se janë të paaftë, janë dembelë dhe janë të pabesueshëm. Ne jemi padiskutim të aftë e punëtorë, madje edhe ata që janë të pakënaqur ndaj nesh e thonë se o e bëjmë ne, o kjo nuk bëhet.Ata duan të mbjellin frikë dhe nga frika e tyre do të treten. Mbajeni mend dhe do të habiteni kur një ditë do të thoni ore ku janë këta?. Ky popull ka shumë halle e probleme e një mijë e një qen që lehin nga mëngjesi deri në darkë e që përpiqen ta çorodisin, mirëpo ka një gjë që kush e ka nënvlerësuar, e ka ngrënë?. Këto qëndrime kryeministri i bëri gjatë takimit elektoral në qarkun e Beratit.

Share This Video


Download

  
Report form