132 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë në 30 qershor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019. Sipas listës së publikuar të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra. Lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, pasi për herë të parë është arritur që të zbardhen adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eleminuar këto kode. Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?Dekriminalizimit?. Ministria e Brendshme thekson se i gjithë procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi. Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka nisur në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018, ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?.Më pas u hartua dhe miratua Udhëzimi nr.295/1, i datës 06.11.2018 ?Për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore?.Hapat e procesit ishin:- ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 4 dhjetor 2018;- ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 3 janar 2019;- ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 1 shkurt 2019;- ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhor u publikua më datë 1 mars 2019;- ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua më datë 29 mars 2019;- ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhor u publikua në datë 28 prill 2019.Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve.DPGJC, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Share This Video


Download

  
Report form