Rama: Duan të pengojnë zgjedhjet nga frika e reformës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje deklaratës së kreut të shtetit, i cili disa herë në deklaratat e tij është shprehur i shqetësuar për pluralizmin në vend, si pasojë e situatës politike. Nga Konispoli shefi i qeverisë ka thënë se 30 qershori është një garë pa kandidat përballë, edhe pse po të ishte, mund edhe të mos fitonte, ku sipas tij dhe nëse do të ishte Luli në zgjedhje sdo të fitonte kjo nuk është zgjedhja jonë ata e zgjodhen vetë këtë rrugë. ?E kam dëgjuar edhe Metën të përsërisë se është i shqetësuar për pluralizmin. Pluralizmi, është dakordësia e të gjithëve që populli zgjedh me votë, po gjithësecili e ka në dorë të hy a të mos hy për të marrë votën. Ata e vendosën vetë. S?i kanë bërë nder Shqipërisë me këtë vendim, po Shqipëria do e kapërcejë këtë situatë të vështire, e ata do të humbasin. S?ka njeri që të të falë që të ka dhënë votën ti të marrësh mandatin e ta përdorësh si një leckë, e të dalësh në rrugë e të hedhësh njerëz o budallenj o të sinqertë ti bien murit me kokë e tëpërfundonë burgjeve. Këtë të jeni të sigrutë gjithë shqiptarët e ndershëm nuk kanë për ta falur. Kjo është pjesë e një plani ogurzi për t?i bërë Shqipërisë një të zezë duke e kthyer në njollë që tërheq vëmendje e shkakton ndjenja negative. Pse ndodh kjo? Pse u larguan nga zgjedhjet? Pse morën ato përgjimet e shpifura e i ruajtën për këtë periudhë, Pse dalin në Gjermani? Sepse nëse janë arsye për hetim kanë që në 2016, duhet të dilte e vërteta. Politika ka qenë e lidhur si pjesë e planit me shfrytëzimin e asaj shpifsire. Kjo për të gjithë ata që kanë sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Për fat populli mund të ketë shumë gjëra jo të mjaftueshme, po po qe puna për politikë është kampion bote.? Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i qeverisë ka theksuar se një opozitë serioze me në krye presidentin e republikës nuk mund të frikësojë popullin dhe ti kujtojë 97?Si mundet një opozitë serioze së bashku me një President duke i fryrë dhe duke trembur popullin duke i kujtuar 97. Pse duhet të përmendin dhunën, pse duhet të sulmojnë institucionet duke krijuar idenë se po bëhen nami ku mblidhet këta të paudhë bashkë me të verbërit që ju shkojnë nga pas. E gjitha lidhet me negociatat që ata duan ti bllokojnë, por që ne i meritojmë dhe duhet të hapen jo se e themi ne, por e thotë KE, por dihet se shtete anëtare nuk janë të njëjta jo për shkakun tonë për shkakun e tyre të brendshem dhe arsyen e zgjerimit ose jo. Por në momentin që ato thonë se jemi të gatshëm të ulemi me Shqipërinë dhe të fillojmë me bisedimet. BE kur të ulemi në tryezë do të pyesin në kapitujt e parë për reformën në drejtësi. Sado i fortë të jesh dhe pushtet të kesh apo të kesh pasur duhet të japësh llogari para drejtësisë nëse ke bërë zullum. Imagjinoni tani që ta pranojnë me vullnet të lirë katërshja që po e bën të gjithë këtë gjullulldi, si mund ta pranojnë për të çuar ?cjapin tek kasapi?. Si mund ta bëjnë kë...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS