“Rama kërkon të vjedhë zgjedhjet” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet besojnë se zgjedhjet e te lira e te ndershme janë pikënisja e çdo ndryshimi ne Shqipëri e me ketë mesazh lideri i opozitës Lulzim Basha u ka bere thirrje qytetareve te Shkodrës t?i bashkohen protestës se 18 shkurtit. Basha ka theksuar se kjo qeveri ka dështuar e nuk ka mbajtur asnjë premtim elektoral e per ketë arsye po kërkon te manipuloje zgjedhjet e ardhshme; skenar qe demokratet nuk do ta lejojnë te zbatohet.?Kanë bërë pakt me kriminelët, me banditët për të vjedhur, zhvatur votën e shqiptarëve, por le ti themi sot nga Shkodra e të shtunën në Tiranë, që zgjedhje me banditë nuk do të ketë, që banditët, krimi, të korruptuarit, nuk do të marrin dot peng vullnetin e shqiptarëve.?Basha ka shpjeguar se protesta e se shtunës është nje lëvizje popullore qe nuk do te ndalet derisa te ndryshoje realiteti ne Shqipëri.?Me 18 shkurt nis një lëvizje e madhe popullore, lëvizje e shpresës dhe besimit se Shqipëria dhe Shkodra do të jenë ndryshe. Se qeveria që do të vijë do të jetë një qeveri e njerëzve dhe jo një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Se qeveria që do të vijë, taksat e shqiptarëve, taksat e shkodranëve nuk do t?i bëjë rrush e kumbulla, nuk do t?i vjedhë me projekte fasada, por do t?i kthejë në punësim dhe investime, do t?i kthejë në mirësi për çdo familje shqiptare.?Sipas Bashes me zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, e djathta do te kthehet ne pushtet e do te zbatoje programin e saj per lufte kundër krimit e korrupsionit, per lufte kundër papunësisë e per me shume hapësira per te rinjtë.

Share This Video


Download

  
Report form