Basha: Rama kërkon konflikt të ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, lideri i opozitës Lulzim Basha ka replikuar me rivalin politik Edi Rama, duke e akuzuar atë si njeriun qe kërkon te krijoje konflikt ne lidhje me reformën ne drejtësi. Ne nje postim ne rrjetet sociale Basha ka theksuar se 7 ligjet e reformës do te kalojnë me konsensus, pasi Kushtetuta te hyje ne fuqi.?Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s?mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën. Ekspertët e opozitës janë në punë çdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e Vettingut, që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë?.Sipas Bashes e vetmja arsye pse kryeministri krijon tension për reformën ne drejtësi është se kërkon te fshehe skandalet e qeverise se tij.?Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë. Teksa e gjithë kjo po ndodh, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largoje vëmendjen e njerëzve drejt një ringu, ku ne refuzojmë të marrim pjesë?.Ne ketë postim kryetari i PD Basha ka përsëritur se beteja e opozitës tashme është vetëm ajo per zgjedhje te lira e te ndershme.

Share This Video


Download

  
Report form