http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te udhëtosh drejt jugut te vendit duke kaluar nga Vlora, këtë sezon ka qene nje mundim i vërtete. Kete panorame ta ofron i ashtuquajturi Projekt i Lungomares ne Vlorë.Situata është e ngjashme çdo dite, por ne fundjave trafiku rendohet edhe me shume për shkak te numrit te larte te pushuesve. Kjo situate, duket pa zgjidhje edhe per policinë rrugore. Dhjetëra police shpërndahen përgjatë aksit me te renduar, nga ?Skela? e deri matane ?Tunelit?, vetëm per te ruajtur radhën, por pa e shmangur ate. Pjesa me problematike mbetet segmenti i ?Skeles?. Punimet e Lungomares kane ngushtuar rrugën ne dy korsi. Projekti ende i papërfunduar, nuk te jep mundësi te parakalosh. Ajo qe duhet bere, është te presësh dhe te lutesh qe dikujt mos t?i prishet makina, pasi gjithçka do te bllokohej. Sezoni turistik është ne kulmin e tij, por edhe këtë vit, demin me te madh atij ia ka sjelle shteti. Projektet e papërfunduara ne by-pass-in e Fierit, atë te Vlores, punimet e zvarritura e te keqmenduara te Lungomares apo mungesa e rrugëve alternative para stinës se verës, kane bere qe dhjetëra mijëra njerëz, t?i mbyllin pushimet me mundim e stres ne rrugët e lëna rrugëve.