“Lungomare” kthehet në mundim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I cilësuar si ndër projektet me mëdha të realizuar në Vlorë, Lungomare pritej te ishte investimi i nevojshëm për t?i dhëne zgjidhje problemit te trafikut ne një nga zonat më te frekuentuara të qytetit. Por duket se kjo nuk ka ndodhur. Rruga e re është tepër e ngushte dhe në vend qe ta lehtësoje trafikun, e ka rënduar edhe me shumë atë. Projekti i ri e ka ndarë rrugën ekzistuese në dy korsi të ngushta me një hapësirë trotuari në mes. Makinat detyrohen të qëndrojnë njëra pas tjetrës, pa mundësi parakalimi, e të bllokuar nëse u ndodh aksident, apo kanë ndonjë defekt në automjet. Tabelat orientuese tregojnë se shpejtësia e lejuar për te kaluar aksin me një sens lëvizje është 30 km në orë. Për qytetarët nëse kjo rrugë do të mbesë e tillë, do të jetë një problem i madh për kalimin e mjeteve dhe menaxhimin e trafikut. Lungomare përshkon një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët vendas e të huaj gjatë sezonit veror dhe përballet me një fluks shumë të lartë udhëtarësh. Prej vitesh kalimi në këtë segment ka qenë një mundim i vërtetë, qe duket se do te vijoje edhe gjatë këtij sezoni.

Share This Video


Download

  
Report form