Vlorë, masa për punonjësit e rrugës në lungomare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Vlorë ka lënë në burg njërin nga dy punonjësit e firmës që po kryen punimet ne Lungomare, ku Kristi Panajoti 17 vjeç humbi jetën ne nje aksident. Ilirian Tahmazi, përgjegjës i sigurimit teknik të firmës ndërtuese do te qëndroje ne qeli deri ne përfundim te hetimeve, ndërsa inxhinieri zbatues i projektit Tomor Cena, u la ne arrest shtëpie. Prokuroria akuzon firmën ndërtuese dhe dy inxhinierët për shkelje të rregullave në punë, pasi aksidenti mund te shmangej nëse do te ekzistonte sinjalistika e plote. Një ditë më parë Gjykata e Vlorës caktoi arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për drejtuesin e mjetit Petraq Beja. Ndërkohë, te premten, pritet të jepet masa e sigurisë për oficerin e policisë Myslym Ismailaj: ky i fundit dyshohet se i beri presion shoferit për te pranuar se kishte probleme me shikimin.

Share This Video


Download

  
Report form