http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy kilometra rrugë kombëtare që përshkon qytezën Levan, janë kthyer në burim aksidentesh rrugore. Shkak është mungesa e sinjalistikës, qarkullimi i gjithë mjeteve drejt Gjirokastrës dhe Vlorës nga ky aks, por sidomos shpejtësia tej normave të lejuara në qendrat e banimit e drejtuesve të mjeteve. Banorët pohojnë se ndihen të rrezikuar nga ky qarkullim i padisiplinuar i mjeteve ndërsa pohojnë se aksidentet rrugore janë përherë të pranishme. Kryetari i Komunës Xheladin Malaj, thotë se përballë kësaj gjendjeje, komuna i ka kërkuar prefekturës Fier dhe Drejtorisë së Policisë rrugore që të ndërhyjë për të disiplinuar qarkullimin rrugor në këtë aks kombëtar, por dhe të krijojë hapësirat ligjore për ndërtimin e disa pritave që do të ndihmojnë në uljen e shpejtësisë nga ana e drejtuesve të mjeteve, që kalojnë në këtë rrugë. Vetëm gjatë muajve të fundit në këtë segment janë regjistruar dhjetëra aksidente, ndërsa numri i viktimave është i lartë; gjashtë persona kanë humbur jetën nga goditjet me mjete që kalojnë në këtë rrugë, me shpejtësi të madhe.