Rruga e Xibrit. 4 mijë banorë, rrezik izolimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 4000 banorë të Komunës Xibër në Rrethin e Matit rrezikojnë të mbeten të izoluar nga dëmtimi i rrugës kryesore që lidh këtë komunë me qytetin e Klosit. Rreziku vjen nga rrëshqitja e një pjese të këtij segmenti në vendin e quajtur ?Manaratë? në fshatin Shkallë. Por edhe ura që është vetëm pak metra kthesës më të rrezikshme në të cilën ka patur edhe aksidente, paraqet probleme te shumta. Banorët thonë se dikur kjo rrugë është hapur me krah, ndërsa sot nuk arrin as të mirëmbahet. Kryetari i Komunës Xibër, Lutfi Çeka, shprehet se gjendja i është bërë e ditur Drejtorisë Rajonale të Rrugëve në Dibër, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje. I kontaktuar nga Vizion Plus, Drejtori i Drejtorisë Rajonale në qarkun Dibër, Gazmir Zenelhasani, tha situata është renduar edhe pas largimit të te gjithë punëtorëve për mirëmbajtjen e kësaj rruge që nga data 1 nëntor. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së buxhetit për t?i paguar, por ata do të rikthehen pas miratimit të buxhetit të ri në janar.

Share This Video


Download

  
Report form