6 fshatra të Kurbinit dalin nga izolimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-12

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rindërtohet ura qe lidh fshatrat e malësisë së Kurbinit me Milotin, e cila u shemb nga përmbytjet para dy viteve. Projekti kushtoi 9 milion lekë dhe ishte një investim i Ministrisë se Mbrojtjes përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ministrja Kodheli tha se është nje ndërtim tepër i rëndësishëm, pasi iu mundëson këtyre zonave lëvizjen. Ndërkohe banoret i kanë kërkuar ministres Kodheli që të marrë parasysh edhe shtrimin e rrugës, e cila është tejet e amortizuar. Ura e sapo inauguruar, ishte shembur në nëntor të vitit 2014 gjatë përmbytjeve të asaj kohe, ku humbi jetën edhe një person. Që nga ajo kohë rreth 6 fshatra pothuajse kishin mbetur të izoluar.

Share This Video


Download

  
Report form