http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e lagjes së romëve në Levan të rrethit Fier, i hedhin mbetjet pa u shqetësuar në mes të rrugës që lidh tetë fshatra të komunës Frakull me aksin kombëtar Levan- Fier. Rituali është bërë i zakonshëm, edhe për një grua që thotë se sapo ka ardhur nga jashtë shtetit. Banorë të kësaj lagje thonë se detyrohen t'i hedhin këtu mbeturinat, pasi nuk kanë asnjë vend tjetër. Përgjegjësi i sektorit të higjienës dhe pastrimit në Komunën Levan, Ibrahim Grëmbi, thotë se në atë rrugë hedhin mbetjet urbane veç lagjes së romëve edhe banorë të fshatrave të tjera. Zgjidhja sipas tij është vendosja e rojeve për të mos lejuar që plehrat të hidhen këtu. Rruga është bllokuar në një pjesë të saj, në një gjatësi prej një Km duke u kthyer në një vendgrumbullimi të plehrave. Drejtues të mjeteve e këmbësore pohojnë faktin skandaloz, ndërsa ka prej tyre dhe indiferentë.