Rruga e re Qukës - Qafë Plloçë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
43 kilometrat e rrugës Qukës - Qafë Plloçë do të ndërtohen brenda tre vitesh. Ministria e Transporteve ka firmosur kontratën e punimeve me dy kompanitë që do të ndërtojnë këtë rrugë e cila do t?i kushtojë buxhetit të shtetit 150 milion dollarë. Ministri Haxhinasto sqaroi se tashmë do të futet një standard i ri në ndërtimin e rrugëve, ku kriter kryesor nuk do të jetë vlera e ulët e kostos, por siguria dhe standardet e tyre. Në 10 kilometrat e para, rruga do të kalojë përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, aks i cili konsiderohet i vështirë për t?u ndërtuar. Për këtë arsye, projekti parashikon edhe hapjen e një tuneli 375 metra të gjatë. Qeveria ka arritur të sigurojë 125 milion dollarë nga banka islamike për zhvillim, 25 milion nga fondi saudit dhe pjesën tjetër do ta akordojë nga fonde të buxhetit të shtetit. 33 kilometrat e para janë tenderuar dhe puna do të nisë brenda 30 ditësh. Tashmë mbetet të përzgjidhet kompania që do të përfundojë aksin e tretë të këtij segmenti.

Share This Video


Download

  
Report form