Rruga Qukes-Qafe Plloce perfundon ne 2019-en

RTV KLAN 2018-05-11

Views 14

Rruga Qukës-Qafë ? Plloçë do të përfundojë në vitin 2019-të. Punimet në terren po vazhdojnë me intensitet në 3 segmente të saj, ndërsa deri tani ka përfunduar gjysma e këtij aksi. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se punimet për këtë vepër janë shumë të vështira për shkak të terrenit që ka, por rruga do të jetë gati pas 1 viti duke afruar Korçën me kryeqytetin.

?Ka qenë një nga ato projektet e trashëguara me shumë probleme por që po futet në rrugën e zgjidhjes. Është një segment i rëndësishëm, i vështirë, në një terren shumë të vështirë siç e shikoni edhe vet. Kompanitë po bëjnë një punë shumë të mirë dhe me zgjidhjen e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funksionale në vitin 2019.?

Përveç 40 kilometrave e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, qeveria do të nisë ndërtimin e 5 projekteve të reja në infrastrukturë të cilat do të negociohen me firmat private gjatë këtij viti, pjesë e planit ?1 miliard euro?.

?Viti 2018 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm nga ana procedurale e hartimit të projekteve, negocimit të kontratave. Fundi i vitit 2018, viti 2019, në vazhdim 2020 do të jenë vite kantieri shumë të rëndësishëm në të gjithë Shqipërinë.?

Veprat do të ndërtohen me paratë e firmave private dhe pas përfundimit të rrugës do të nisë t?i shlyejë buxheti i shtetit. Projektet do të përfshijnë rrugë në të gjithë hartën e Shqipërisë, në nyjet që kanë edhe trafikun më të ngarkuar.

Share This Video


Download

  
Report form