#rtvora
Aksi Qukës-Qafë Plloçë është rruga e radhës që po mbetet rrugës që kur në krye të ministrisë së Infrastrukturës ka ardhur Belinda Balluku. Punimet atje janë ndërprerë në dy lote, duke rrezikuar përfundimin brenda vitit siç ishte parashikuar.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, një prej investimeve të pakta në infrastrukturë të qeverisë rrezikon të mos përfundojë brenda këtij viti siç përcaktojnë afatet.
Puna në dy prej loteve të aksit të rëndësishme për juglindjen është pezulluar, ndërsa në të tretin ecën me ritme të ngadalta.
Shkak për këtë situatë mësohet se janë bërë problematikat e hasura në projekte, ndërkohë që në dy pika ka rrëshqitje dherash.
Lëvizje masive ka në afërsi të Trebinjës dhe Kalivaçit.
Në këto kushte, firmat që po ndërtojnë rrugën kanë ndërprerë punën në pritje të rishikimit të projekteve që është e vetmja zgjidhje për problematikën.
Situatë kjo e konfirmuar edhe prefekti i Korçës.
Kështu duket se për të përfunduar këtë projekt Ministrisë së drejtuar nga Belinda Balluku do ti duhet ti drejtohet edhe një herë buxhetit të shtetit.
Edhe në lotin e tretë ku puna po vijon, afatet pritet të shkelen pasi gjithçka varet nga rishikimi i projekteve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, është pjesë e Korridorit të VIII, një investim me vlerë 152 milionë dollarë, kosto që pritet të rritet.
Situata vjen ne kohen kur prej tre muajsh ministria nuk ka dhënë fonde për projektet ne zhvillim dhe nuk ka hapur projekte te tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balluku-deshton-me-rruget-pezullohen-punimet-ne-aksin-qukes-qafe-plloce
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz