Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundimi i aksit rrugës Qukës ?Qafë Plloçë do të sjellë më afër Korcën dhe Tiranën. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, gjatë inspektimit të punimeve në terren tha se aktualisht kanë përfunduar më shumë se 50 % e punimeve pavarësiht problemeve të hasura.
Gjiknuri: Me financimin shtesë që besoj do të bëhet i mundur, është një segment i rëndësishëm, në një terren shumë të vështirë por kompanitë po bëjnë një punë të mirë dhe me zgjidhjet e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do jetë funksionale në vitin 2019 duke kompletuar këtë segment të rëndësishëm. Duke afruar Korcën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë.
Ministri Gjiknuri premtoi se do të përfundojnë të gjitha akset e lëna përgjysëm .Ndërkohë që me projektin ?1 miliard rindërtim? qeveria parashikon ndërtimin e pesë segmenteve të mëdha, të ndara gjeografikisht në veri dhe në jug të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qukes-qafe-plloce-drejt-perfundimit-rruga-do-jete-funksionale-ne-vitin-2019