Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet në 2019-ën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, pritet të jetë funksionale në vitin 2019. Ministri për Infrastrukturën Damian Gjiknuri, gjatë inspektimit të ndërtimit të këtij aksi, tha se qeveria do të investojë edhe në projekte të tjera infrastrukturore.



?Ka qenë një nga ato projektet e trashëguara me shumë probleme por që po futet në rrugën e zgjidhjes. Është një segment i rëndësishëm, i vështirë, në një terren shumë të vështirë siç e shikoni edhe vet. Kompanitë po bëjnë një punë shumë të mirë dhe me zgjidhjen e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funksionale në vitin 2019 duke kompletuar këtë segment të rëndësishëm, duke afruar Korçën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Në filozofinë tonë është ajo çka e kemi deklaruar, që duhet të përfundojmë të gjitha projektet e nisura. Fatkeqësisht, megjithëse është thënë që janë filluar rrugë ato asnjëherë nuk kanë qenë plotësisht të financueshme. Njëkohësisht do të hapim dhe ato segmente që kompletojnë arteriet e vendit.?



Qeveria shqiptare, ka harruar një plan konkret në buxhetin afatmesëm që krijon hapësirat fiskale për investimet masive në infrastrukturë. Ministri i Financave Ahmetaj, tha se ato nuk do të cenojnë stabilitetin e buxhetit.



?Qeveria shqiptare ka një plan shumë të qartë në buxhetin afatmesëm, me hapësirat e duhura fiskale, për të kaluar edhe në projektin ?1 miliard rindërtim? me pesë segmente shumë të mëdha, të ndara gjeografikisht në veri dhe në jug të Shqipërisë. Në kuadrin e tre viteve, mendohet që viti 2018 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm nga ana procedurale e hartimit të projekteve, negocimit të kontratave. Fundi i vitit 2018, viti 2019, në vazhdim 2020 do të jenë vite kantieri shumë të rëndësishëm në të gjithë Shqipërinë. Sigurisht që siç e theksova, ne e kemi të maturuar dhe financimin brenda buxhetit afatmesëm ndaj nuk do të kemi surpriza fiskale negative por përkundrazi.?



Punimet në ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë po vazhdojnë në të 3 Lot-et, ndërsa në total vlerësohet se ka përfunduar mbi 50% e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form