Prishet rruga, izolohen banorët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta te shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë aksi rrugor Qafe Plloçë - Beragozhd duke vështirësuar kalimin për pjesën më të madhe të banoreve të zonës. Kjo rrugë lidh katër fshatra me afro 2 mijë banorë. Nga reshjet rrezikohen edhe katër shtëpi. Banorët kanë kërkuar të evakuohen, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Administratori i njësisë administrative te Dardhës tha se po merren masa për ta bërë këtë aks rrugor te kalueshëm.Ura e prishur te enjten në Elbasan që lidh 1200 banorët e fshatra Polis Valene me qendrën administrative të Shushicës, ka sjelle reagimin e banoreve. Ata akuzojnë firmën që e ndërtoi para disa vjetësh, per pune me cilësi te dobët. Prurjet e lumit Shkumbin kanë rënë dhe ujërat janë tërhequr në shtratin e tyre. Në gjithë zonat anës lumit Shkumbin, nga Elbasani deri në Rrogozhinë, nuk ka prezencë uji.

Share This Video


Download

  
Report form