Tre ditë pas lirimit nga burgu të administratorit të Kaçinarit Petrit Bardhi, i cili u la i lirë nga Gjykata e Lezhës me një vendim të çuditshëm sepse ai gërrhiste natën, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një dalje për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Enkelejd Alibeaj, tha se ai është liruar me urdhër të Edi Ramës, pasi sipas PD-së, ai duhet t?i shërbejë PS.
?E bëri këtë trafikant kryetar komune e më pas administrator, tani i jep dhe imunitet duke e lënë të lirë edhe pse shtëpinë e kishte mbushur me drogë dhe drogën e tregtonte në Greqi. Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë,? tha Alibeaj.
Sipas Alibeajt, Rama po shkon në drejtim të kundërt me mesahzin e Sekretarit Kerry mbi dekriminalizimin.
?Për këdo që ka më të voglin iluzion, Rama e ka bërë të qartë zgjedhjen e e tij. Nuk është zgjedhja e tij ligji, drejtësia dhe pastrimi nga krimi. Zgjedhja e tij janë Ndoka, Cubi, Bardhi, Bushi, Roshi e Armando Prenga,? u shpreh Alibeaj.