Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në procesin e votimit të kandidatëve në degën e Partisë Demokratike në Gjirokastër.
Në një prononcim për mediat, Bardhi deklaroi se procesi ka ecur mjaft mirë dhe pritet të zgjidhen kandidatët më të mirë që do të futen në listat për kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike."Siç e shikoni, interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t?u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.
Uroj shumë që deri në përfundim, procesi të shkojë pa probleme siç vijon deri në këto momente, dhe në fund të procesit të zgjidhen më të mirët. Pra ne të kemi mundësi të paraqitemi tek qytetarët e qarkut të Gjirokastrës me njerëzit më përfaqësues të tyre, me njerëzit më të ndershëm, më të mirë dhe që do të jenë përfaqësues real të interesit të qytetarëve dhe jo të interesit të partive politike, të kryetarëve të partive politike apo, siç ndodh me kundërshtarin tonë, të interesit të krimit të organizuar dhe të parave të pista të krimit të organizuar", thotë Bardhi.