Statuti i ri i PD, Jamarbër Malltezi: Duhet të ishin lejuar diskutimet dhe analiza për zgjedhjet

Report TV 2018-05-14

Views 0

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi gjatë intervistës në Report Tv, përpos ndotjes së mjedisit nga djegia e fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar ka folur edhe për zhvillimet politike brenda PD.

Statutin e ri, Malltezi e cilësoi si zhvillim pozitiv, por mbledhjen jo perfekte. Sipas tij tensioni në minutat e para duhet të ishte shmangur. Për Malltezin, draft statuti duhet të ishte shpërndarë jo 6 orë para mbledhjes së këshillit, por më parë, ndërsa shton se duhet të ishte lejuar që të gjithë të flisnin.

Jamarbër Malltezi thotë se refuzimi për të diskutuar për analizën e humbjes së zgjedhjeve është një shans i humbur, ndërsa kërkon që secili të falë dicka nga vetja për të ecur përpara.

Statuti i ri është zhvillim pozitiv, mbledhja ishte pozitive, e vonuar, por jo perfekte. Një nga ngjarjet e pakëndshme ishte që statuti iu shpërnda anëtarëve të këshillit 6 orë para zhvillimit të mbledhjes, nuk është normale. Duhet të ishte dhënë përpara. Tensioni i parë duhet të ishte shmangur.

Dëshira e anëtarëve ishte për të diskutuar për zgjedhjet, edhe unë isha për këtë, do të duhej diskutuar edhe për zgjedhjet. E quaj shans të humbur. Duhet të ishte shmangur, kush dëshironte mund të diskutonte.

Share This Video


Download

  
Report form