Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e PD Rudina Hajdari shprehet optimiste për ndryshimet në Partinë Demokratike. Duke kundërshtuar kritikët e Lulzim Bashës të cilët akuzojnë se në mbledhjen e Kuvendit strukturat do të pastrohen nga kundërshtarët e kryetarit, Hajdari shprehet se me ndryshimet e statutit do t'i jepet më shumë pushtet bazës së kësaj force policike
Hajdari: PD është gjë shumë e mirë që ajo po hapet dhe ndryshon. Edhe nëse statuti ndryshon kjo nuk duhet marrë për dobësi, përkundrazi ne kemi edhe një Kushtetutë që ka ndryshuar disa herë dhe nuk kemi pse të shqetësohemi për këtë gjë.
Në studion e lajmeve të Ora News ajo foli dhe mbi marrëdhënien me ish kreun e PD Sali Berisha.
Hajdari: Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ne njihemi familjarisht prej një kohë shumë të gjatë. Me Berishën kemi folur shpesh për kujtimet e babait tim, kemi folur në ambiente familjare kemi një raport shumë të mirë.
E pyetur mbi ndikimin që ka emri i babait të saj në jetën e saj politike, ajo u shpreh se Azem Hajdari është një udhëheqës i saj në politik, por po ashtu përpiqet që të krijojë identitetin e vet si në kuvend ashtu dhe në takimet me shqiptarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hajdari-edhe-nese-statuti-i-pd-ndryshon-nuk-duhet-marre-dobesi