Ora News - Ndryshimet në qeveri? Meta: Nëse nuk ndryshon filozofia e qeverisjes, nuk vlejnë

Ora News Lajme 2018-12-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Nga Korça Presidenti Meta komenton ndryshimet ne qeveri që kryeministri Rama prezantoi sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Meta la të kuptohet se është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes.

Pyetje: Zoti President, kryeministri Rama ka bërë me dije ndryshime të thella në kabinetin e tij. A është kjo zgjidhja?

Presidenti Meta: Nuk do të dëshiroja të hyja në komente të tilla, aq më tepër që nuk jam njohur realisht dhe plotësisht me këto ndryshime. Për mua është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese. Bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për bërjen e ligjeve më të mira dhe zbatimin e tyre. Bashkëpunuese me institucionet e pavarura, sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi edhe më reflektues për të sjellë ato ndryshime, për të cilat në radhë të parë kanë nevojë njerëzit më në vështirësi, kanë nevojë një pjesë e madhe e shqiptarëve për të dalë nga pragu i varfërisë në të cilin ndodhen sot, por aq më tepër për të zgjeruar e për të konsoliduar shtresën e mesme në vendin e shoqërinë tonë, që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale, e cila mund të bëhet shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-ndryshimet-e-emrave-nuk-i-bejne-mire-ekonomise-vendit

Share This Video


Download

  
Report form