Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet për të blerë votat e qytetarëve për zgjedhjet bashkiake në Dibër që do të zhvillohen më 11 shtator.
Sipas Deputetit Gent Strazimiri, Rama ka kërcënuar deri tani 300 arsmitarë me largim nga puna nese nuk votojnë kandidatin e qeverisë.
??Drejtori i Arsimit në Dibër, Drin Gjeci, i cili thërret arsimtarët në zyrë, duke i kërcënuar me njoftime për largim nga puna, nëse nuk votojnë kandidatin e qeverisë. Janë rreth 300 arsimtarë të kërcënuar deri tani??, deklaroi Strazimiri.