Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.
Jashtë dyerve të Prokurorisë, Bardhi deklaroi se është pyetur rreth fakteve dhe provave të publikuara nga PD, ndërsa shtoi se duhen dënuar në mënyrë spektakolare personat e përfshirë në trafik droge.
Ishim në cilësinë e personave që kemi apo mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur prokuroria. Faktet dhe argumentet tona janë publike, jemi para një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga Xhafaj dhe qeveria për llogari të vëllait të ministrit. Unë do të bashkëpunoj me organet e Prokurorisë.
Shpreh shqetësimin tim se kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të hetojë. Vëllai nuk është marrë i pari në pyetje, por jemi marrë ne. Nuk është marrë ministri, por ne që denoncojmë. Nuk është marrë kryeministri, që ka krijuar alibi ndaj vëllait të ministrit, se gjoja zëri nuk është i Agron Xhafajt.
Thirrja ime publike është që t?i fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, pra të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në trafik droge.
Çfarë deklaruat?
Deklaruam gjithçka u pyetën dhe gjithçka kemi bërë publike me fakte dhe prova. U pyetëm mbi faktet dhe materialet që i kemi bërë publike. Ne dhamë sqarimet tona mbi faktet.
Gazmend Bardhi, ish-ministri teknik i PD
Deputeti Ervin Salianji u paraqit te Krimet e Rënda me një pankartë në duar, ku shkruante: 'Unë nuk jam Ervin Salianji', duke ironizuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gjithashtu, sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pritet të paraqitet dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili do të merret në pyetje lidhur me përgjimin.