Report TV -PD-ja bën 'gjyqin' për përgjimet: Ja sa vite duhet të dënohen Rama, Gjiknuri

Report TV 2019-06-21

Views 0

Një ditë pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild', sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ish-deputeti Alibeaj dhe sekretari për cështjet ligjore Çlirim Gjata kanë dalë para medieve duke vijuar akuzat kundër kryeministrit dhe personave të tjerë që dëgjohen në bisedat e zbardhura, ndërsa kanë treguar edhe sa vite rrezikojnë sipas tyre. Bardhi deklaroi se Edi Rama dhe socialistët e tjerë duhet të dënohen me burg, sipas tyre për krimet elektorale në Dibër dhe Durrës.

"Përgjimet janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve. Durrësi dhe Dibra janë dy krime elektorale që tregojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin tregon se është ngritur nga Rama. Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Damian Gjiknuri, Manja, Dako, Artan Gaçi, Arben Keshi dhe personat e tjerë janë të pa ndëshkuar nga drejtësia, të gjithë janë shpërblyer nga Rama.

Në vend që Ndreu të ishte para drejtësisë, është promovuar si kandidat në Lezhë. Në vend që Dako të ishte në burg, po gëzon pension të qetë politik. Duhet të ishte dënuar me burg Edi Rama dhe kriminelët e tjerë. Prokuroria nuk ka thirrur asnjëherë një politikan që qytetarët e kanë dëgjuar. Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër" tha Bardhi.

Enkelejd Alibeaj tha se Edi Rama dhe zyrtari Arben Keshi që janë kapur nga përgjimet duke biseduar për zgjedhjet dënohen nga Kodi Penal nga 1-3 vite burg për influencim në zgjedhje. "Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore qe e përdor, është kryeministri i vendit, funksionari më i lartë që përdor burime njerëzore me qëllim favorimizin e partisë së tij në zgjedhje.

Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë ë brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht i konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi" tha ai. Përsa i përket përgjimeve ku flitet për blerje votash, ai tha se 'Ka nen penal që dënon dhënien e parave për votë. Duhet të dënohet 1 deri 5 vjet burgim. Në përgjim duket qartë se zyrtari ofron para në këmbim të votës'. Një tjetër përgjim i zbardhur dje ishte ai me Arben Keshit dhe Sali Skurës, shefit të komisariatit të Kamzës.

Share This Video


Download

  
Report form