Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve në median gjermane Bild ku i përfshirë është kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili bisedon me Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, por edhe me zyrtare te tjera.
Manaj ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohet se si po dalin dhe si po bëhen publike çështje të tilla kaq të nxehta që janë nën hetim. Sipas Manjas bërja publike e pjesëve e dosjes 339 është një thyerje e ligjit dhe cënon procesin hetimor.
Anëtari i kryesisë se PS ka kërkuar që të kryhet hetime edhe brenda vetë Prokurorisë dhe në Policinë Gjyqësore pasi punonjës në këto struktura kanë tradhtuar detyrën dhe kanë çuar informacione tek zyrat e PD-së.
"Në këndvështrimin tim janë çështje të drejtësisë. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra. Është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqsore të vlerësojnë çështjete e daljes në publik sekretin hetimor dhe të kthehen në zbatimin e ligjit penal dhe procedurial jo vetëm për të hetuar personat e përfshire në dosjen 339 por edhe për të hetuar të gjithë Prokurorët dhe oficerët të Policisë Gjyqësore që kanë braktisur detyrën duke marrë dhe çuar dosjet penale në zyrat e PD duke thyer sekretin hetimor. Sekreti hetimor është vepër penale e dënueshme. Është detyra e Prokurorisë të hetojë brenda radhëve të veta. Është koha për tu ndarë me Prokurorë të papërgjegjshëm është sot. Për këtë kemi marr një reformë të madhe në Drejtësi.