#tvora #rtvoranews
Partia Socialiste e cilëson pozitive ndryshimin e qëndrimit të opozitës së bashkuar për ndryshimet kushtetuese.
Por palët duket se kanë mbetur në qëndrimet që ishin lidhur me koalicionet parazgjedhore, ku socialistët kërkojnë riformatimin e tyre, ndërsa opozita kërkon ruajtjen e formulës aktuale.
Damian Gjiknuri duke folur pas mbledhjes së Këshillit Politik tha se të gjitha këto çështjet mund të adresohen në kodin zgjedhor.
Me rëndësi sipas tij është që opozita është pro hapjes së listave.
Damian Gjiknuri: Ndryshimet kushtetuese që po shqyrtohen në Kuvend janë gjetur me vend edhe nga opozita jashtëparlamentare. Sepse në dokumentin e tyre politik të sjellë sot në këshillin politik ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve dhe amendimet e sotme kushtetuese nuk e pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar jashtëparlamentare dhe që mundëson hapjen e listave dhe që ja delegon kodit zgjedhor këtë për ta rregulluar. Së dyti ka rëndësi që PD dhe opozita e drejtuar prej saj u kthye në tavolinën e negociatave fatkeqësisht duke humbur kohë. Kanë mbi një muaj që kundërshtojnë një iniciativë që tashmë po e përshëdesin.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjiknuri-tregon-pse-duhet-ti-besoje-pd-ceshtja-e-koalicioneve-do-adresohet-ne-kodin-zgjedhor/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv