http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me ndërmjetësimin e shefes se diplomacisë europiane Federica Mogherini, kryeministrat kosovar e serb Mustafa e Vuçiç takohen kete te mërkure ne Bruksel. Ky do te jete takimi i pare i tyre qe pas nënshkrimit te marrëveshjeve te 25 gushtit, mes te cilave është edhe pakti per krijimin e bashkësisë se komunave serbe, qe ka ndezur debate ne Kosove, por edhe ne Serbi. Negociatat per normalizimin e raporteve mes dy vendeve vijne pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese te Kosovës vitin e kaluar, qe sqaroi se pjese te marrëveshjes nuk jane ne përputhje me ligjin themeltar te shtetit. Mediat serbe shkruajnë se Brukseli pritet te beje presion ndaj Beogradit zyrtar qe ta pranoje ketë vendim. Marrëveshja per komunat serbe ishte nje nga shkaqet qe e çoi opozitën kosovare ne bojkotin e punimeve te parlamentit dhe ne protesta, pasi e konsideron ate te dëmshme per sovranitetin e Kosovës.