https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

News, Lajme - Vizion Plus - Tryeze për "fatin" e romëve

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Problematika për situatën e romeve ka nxitur takimin ne një tryeze te përfaqësuesve te avokatit te Popullit, pushtetit Qendror dhe përfaqësuesve ndërkombëtare. Ndërsa palët kane ofruar disa propozime për te gjetur një zgjidhje ne te ardhmen, duket se këto masa nuk janë dukur te mjaftueshme për përfaqësuesit ndërkombëtare ne tryeze. Me i ashpër ne deklarata ka qene ambasadori i BE-se Etore Sekui, i cili paralajmëron se trajtimi i romeve ne Shqipëri është një nga pikat qe duhet përmbushur për te marre statusin e vendit kandidat. Situata e rende ne këtë takim është pranuar nga te gjitha palët. Ministria e Punës, qe nje dite me pare ofroi 7 ndërtesa për strehimin e romeve ne zonën e Sharrës, sot pranoi se per rehabilitimin e tyre nevojiten fonde dhe kohe qe ky institucion nuk i disponon. E ndërsa topi mbetet sa tek pushteti Qendror qe po kalon fazën e ndërrimit te pushteteve e sa tek bashkia qe për një vendimmarrje duhet te thërrasë këshillin bashkiak, 37 familjet rome mbeten ende pa strehe. Ndërkohë, bashkia nuk kishte dërguar asnjë përfaqësues ne këtë takim. Ata rome qe nuk kane qene pjese e tryezës, ndersa jane ankuar se nuk janë ftuar te thonë fjalën e tyre, kane gjetur këtë mënyrë per t'u bere pjese e debatit, nëpërmjet nje proteste te heshtur.

Share This Video


Download

  
Report form