http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini.Thaçi ka njoftuar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrihen në kuadër të procesit të normalizimit, - shkruan Kosovapress.?Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO?, ka deklaruar presidenti Thaçi.Takimi, i ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, vjen pas takimeve joformale në Samitin e Dubrovnikut.