Thaçi e Vuçiç takohen në Bruksel, nis faza e re e dialogut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Pas takimit, presidenti Thaçi u shpreh para gazetarëve se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë, por thekson se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial është çështje e përfunduar dhe e pakthyeshme.

Gjatë takimit, Thaçi dhe Vuçiç njoftuan se kanë rënë dakord që për shpeshtimin e takimeve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët mes dy vendeve.

Më e rëndësishme, sipas Thaçit, është që kjo periudhë e re bisedimesh të jetë një rrugë për integrimin e vendeve në Bashkimin Europian.

Ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së, në një deklaratë për media pas takimit, u shpreh se të dyja palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE-ja?.

Mogherini theksoi se integrimi i personelit gjyqësor do të mundësojë drejtësi në gjithë Kosovën, në veçanti në rajonin e Mitrovicës.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por ajo vazhdon të figurojë në Kushtetutën serbe si pjesë e Serbisë. Vuçiç është shprehur se po shqyrton mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari./ Europa e Lirë

Share This Video


Download

  
Report form