Mustafa e Vuçiç darkë në Bruksel - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht presioni te opozitës, kryeministri kosovar Mustafa është i vendosur te zbatoje marrëveshjet e arritura me Serbinë. Si ai, edhe homologu serb Vuçiç shprehen angazhimin per vijimin e dialogut pas nje darke pune informale me shefen e diplomacisë evropiane Mogherini ne Bruksel. Ne deklaratën e zyrës se Moherinit, theksohet se dy kryeministrat patën një diskutim të hapur për gjendjen aktuale të bisedimeve, në veçanti sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të 25 gushtit. Dialogu mes palëve eshte kusht per integrimin e tyre ne BE.Ndërsa Mustafa dhe Vuçiç nuk preferuan te bënin komente, shefi i diplomacisë serbe Daçiç e cilesoi takimit teper te vështire. Ai tha per mediat vendase se biseda u përqendrua tek çështjet e mbetura pezull, anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ne kapitullin 35 për negociatat e Serbisë me BE-në, te cilin Beogradi e konsideron ne kundërshtim me interesat kombëtare.Ivica Daçiç: Ka qenë një darkë pune shumë, shumë e vështirë. Jemi pajtuar që t?i implementojmë të gjitha marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradi, ?Kapitullin 35 është temë shumë e vështirë dhe për këtë do të flasë vetë kryeministri Vuçiç.Mustafa dhe Vuçiç pritet të takohen sërish në Bruksel muajin e ardhshëm ne kuader te dialogut te nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE.

Share This Video


Download

  
Report form