http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministrat kosovar e serb, Isa Mustafa e Aleksandër Vuçiç ndodhen ne Bruksel per te zhvilluar nje raund te ri bisedimesh me synim normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Shefat e dy qeverive patën takime te veçanta me përfaqësuesen per politiken e jashtme dhe sigurinë, FedericA Mogherini, përpara takimit te përbashkët. Pika me e nxehte e dialogut është çështja e formimit te bashkësisë se komunave serbe, pasi palët kane qëndrime te kundërta. Prishtina nuk pranon qe kjo bashkësi te kete përgjegjësi ekzekutive, ndryshe nga çfarë këmbëngul Beogradi. Palët diskutojnë edhe disa marrëveshje mbi energjinë, Telekomin dhe lirinë e lëvizjes. Bisedimet e Brukselit zhvillohen ne prag te samitit te Vjenës, ku lideret e Ballkanit Perëndimor do te takohen me at ate vendeve kryesore te Bashkimit Evropian. Progresi i negociatave është kusht i BE per Kosovën dhe Serbinë, qe te ecin përpara ne procesin integrues.